Kryeministri dhe Keshilli i Ministrave përshëndesin përfundimin me sukses të negociatave të zhvilluara disa dite më parë në Londër dhe realizimin e marrëveshjes me autoritetet e Bankës Euro
Kryeministri dhe Keshilli i Ministrave përshëndesin përfundimin me sukses të negociatave të zhvilluara disa dite më parë në Londër dhe realizimin e marrëveshjes me autoritetet e Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim, që arriten shtimin e financimit për TEC-in e Vlores nga rreth 37 milionë dollarë në 40 milionë euro.
Gjithashtu autoritetet e kësaj banke garantuan hapjen së shpejti të procedurave për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Elbasan – Podgoricë, si dhe u konfirmua një moment tjetër i rëndësishëm që është fillimi i studimit dhe financimit të një investimi për linjën energjitike Maqedoni – Shqipëri, pjesë e rrjetit europian Rusi – Bullgari – Maqedoni – Shqipëri dhe që parashikohet të lidhet me Italinë.
Kredia e dhënë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është pjesë e bashkëfinancimit me dy banka të tjera, Bankën Botërore dhe Bankën Europiane të Ivenstimeve, për ndërtimin e fazës së parë të TEC-it të Vlorës prej 110 MË (megavat).
Marrëveshja me BERZH-in është e dyta pas asaj të nënshkruar nga Kryeministri Nano me Bankën Botërore më 8 prill 2004 në Tiranë për financimin e 25 milionë dollarë.
Muajin e ardhshëm, midis Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare dhe Bankës Europiane të Investimeve do të diskutohet edhe marrëveshja e tretë, për financimin e 40 milionë euro të tjera për këtë qëllim.
Për ndërtimin e fazës së parë të TEC të ri do të kontribuojë edhe Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare me 10-12 milionë EURO.
Në qershor marrëveshjet e kredisë pritet të ratifikohen nga Kuvendi i Shqipërisë dhe menjëherë pas bërjes së tyre efektive, në tremujorin e fundit të këtij viti, pritet të hapen procedurat e tenderimit.
Përfundimi i fazës së parë është parashikuar të kryet brenda 18 muajve dhe do të ndikojë ndjeshëm në një situate pozitive energjitike në të gjithë zonën e jugut të vendit.
Financimi i akorduar nga organizmat financiar në këtë fushë konsiderohet jo vetëm një përfitim monetar, ekonomik, por edhe dëshmi e mirëmenaxhimit që autoritetet energjitike po kryejnë në funksion të rritjes dhe forcimit nëpërmjet inevestimeve dhe reformave në sistemin tonë energjitik për të garantuar në të ardhmen një sistem të ndryshëm nga ai që trashëguam dhe që do të përballojë më mirë nevojat në të gjithë territorin e vendit.
Po ashtu dëshiroj të bëj të njohur se Kryeministri Fatos Nano, me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Greqisë, Kostas Karamalis, do të niset nesër pasdite për një vizitë zyrtare disa ditore në Athinë.
Kryeministri Nano do të takohet ditën e mërkurë dhe do të zhvillojë bisedime me homologun e tij grek Karamanlis, gjatë të cilës do të diskutohet forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe, çështje me interes reciprok, bashkëpunimi rajonal, dhe gjithashtu rolin e rëndësishëm të Greqisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në strukturat euroatlantike.
Gjatë kësaj vizite Kryeministri Nano do të takohet dhe do të zhvillojë bisedime zyrtare gjithashtu me Presidentin e Republikes Greke, zotin Stefanopoulos, Kryetaren e Parlamentit znj Benaki, ministrin e Punëve të Jashtme, ministrin e Mbrojtjes, ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe me kryetaren e Bashkisë së Athinës. Gjithashtu Kryeministri do të kete nje takim te vecante me kryetarin e opozitës greke George Papandreu.
Gjate kesaj vizite kryeministri do te zhvilloje edhe takime te tjera ne funksion te nxitjes se bisnesit mes dy vendeve etj.