E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për dhënien e një fondi prej 56 250 000 lekë si ndihmë financiare për banorët e disa fshatrave të qarkut të Kukësit, të cilëve u janë shkatërruar

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për dhënien e një fondi prej 56 250 000 lekë si ndihmë financiare për banorët e disa fshatrave të qarkut të Kukësit, të cilëve u janë shkatërruar banesat nga rrëshqitja e tokës.

Sipas këtij vendimi, i jepet fondi prej 38 700 000 lekë Komunës Topojan si ndihmë financiare për familjarët e fshatit Nimçe, si dhe komunës Zapod, i jepet fondi prej 17 550 000 lekë që do të shkojnë në ndihmë të familjeve të fshatit Lojme, të cilëve u janë shkattëruar banesat nga rrëshqitja e tokave.

Ky fond do të përdoret prej tyre për ndërtimin e banesave të reja në një truall tjetër të qëndrueshëm, të studiuar nga ana gjeologjiko-inxhinjerike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›