E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri fton Ramen te punojne bashkarisht per integrimin

Në frymën e mesazhit të sekretares amerikane të Shtetit Hillari Klinton, kryeministri Sali Berisha i ka bërë ftesë sërish kreut të opozitës Edi Rama që të punojnë bashkarisht për inetgrimin e Shqipërsië.
“E shfrytëzoj këtë rast që t'i përgjigjemi thirrjes së KE-së për të votuar ligjet në parlament, si një dëshmi e vullnetit të hekurt për të mos bllokuar procesin e integrimit, i mbështetur nga qytetarët, por edhe një akt i domosdoshëm i shprehjes së respektit dhe mirënjohjes ndaj mikeshës së madhe dhe mesazheve që solli qeveria e vendit të madh mik. Do ishte një veprim i qytetëruar dhe i përgjegjshëm. Akt që e presin të gjithë qytetarët”- u shpreh shefi i qeverisë shqiptare.

Duke iu referuar mesazhit të sekeretares amerikane të shtetit për shqiptarët në 100 vjetorin e pavarësisë, Berisha tha se ishte një thirrje frymëzuese që të bashkohen për interesat kombëtare të tyre, ndërsa garantoi se do të bëjë gjithçka për të gjetur konsensusin me opozitën.
“Ajo ilustroi këtë thirrje frymëzuese me aspekte personale të jetës së saj të shkëlqyer dhe unë dua ta garantoj se kjo qeveri do bëjë gjithcka për të gjetur konsensusin më të madh me opozitën, me të gjithë faktorët në mënyrë që të konsolidojmë më tëj vlerat që ne u besojmë”- theksoi Berisha.

Përsa i takon rëndësisë së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të përmendura nga Klinton edhe në Parlament, kryeminstri e ka garantuar se zgjedhjet do të jenë të lira, të ndershme sipas standardeve ndërkombëtare.

“Sekretarja e Shtetit theksoi dhe këtu në bisedime, por edhe në parlament rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme. E garantova se do jenë të lira të ndershme dhe brenda standardeve më të mira ndërkombëtare, se qeveria ka vullnet të hekurt, si dhe shpreha bidjen që opozita ka vullnet. Kërkova vëzhgues nga SHBA në zgjedhje”- shtoi më tej Berisha.
Ai nënvizoi se diplomatja amerikane solli mesazhin e një pune të përbashkët që duhet të bëhet në projektin më madhor, atë të integrimit, për të cilin e ka garantuar se qeveria do të bëjë gjithçka. Ky është një proces i bazuar kryekëput në meritë tha Berisha, i cili e ka informuar atë për reformat e ndërmarra nga qeveria dhe rezultatet në të gjitha fushat.

“E konsideroj process jetik që i bën qytetarët më të lirë dhe të sigurtë. Ndaj e informova me reformat e ndërmarra dhe rezultatet në të gjitha fushat.
Uroj dhe dëshirojë që ky mesazh të lexohet bashkërisht nga të gjithë shqiptarët, forcat politike të punojnë për të ëprmbushur detyrimet tona në procesin e integrimit.
Janë 3 ligje që presin në parlament. Asnjë nuk përmbush një vakum, ligjet ekzistuese janë demokratike. Kështu, ndokush mund të mendoje se nuk janë pengesë, por është i gabuar si arsyetim. Por fakti se nuk i voton ligjet që i kërkon KE, është i mjaftueshëm për të vënë në dyshim seriozitetin e shqiptarëve në procesin e integrimit, sepse rëndom kërkojmë shkaqe tek të tjerët, por ca kërkojmë, votimin e ligjeve demokratike që forcojmë shtetit demokratik. Atëherë pse nuk votohen?- vijoi kryeministri, duke përsëritur ftesën ndaj kreut opozitar për t’i votuar ato.

Fjalën e tij në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Berisha e mbylli me mesazhin e sekretares Klinton: “Klinton mbylli fjalën me një thirrje, që do e quaja ndër më të vecantat, kush të dojë të shohë një demokraci në veprim, të shohë Shqipërinë. Nuk kishte vlerësim më të madh se ky vlerësim”- përfundoi Berisha, duke shprehur mirënjohjen për vizitën dhe mesazhet e sekretares amerikane, të cilat i adresoheshin të gjithë shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›