Halimi kerkon nga opozita miratimin e ligjeve me 3/5

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka kërkuar nga opozita konsensusin për miratimin e ligjeve me 3/5, kritere këto të kërkuara nga BE-ja për marrjen e statusit kandidat.
Deklarata është bërë gjatë takimit ku misioni i asistencës europiane EURALIS në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë paraqiti reformën për modernizimin e administratës gjyqësore.
“Ky është një draft i bazuar në modelet më të mira të BE-së. Ky nuk është një nga ligjet që nuk duhet të miratohen brenda 15 nëntorit dhe të kërkuara nga KE-ja por është një nga ligjet që kërkojnë shumicën. Ne duhet të udhëhiqemi mbi bazën e standardeve më të mira që duhet të arrijë modeli i sistemit të drejtësi” tha Halimi.
Ministri Halimi vlerësoi reformat e kryera në bashkëpunim me EURALIS në sistemin e drejtësisë duke arritur të përmirësojë efiçencën në gjyqësor duke u udhëhequr nga standardet më të mira.
“Reformat në drejtësi janë kryer me sukses. Kemi arritur të përmirësojmë efiçencën në gjyqësor nëpërmjet marrjes së vendimeve shumë të rëndësishme, në bashkëpunim me misionin EURALIUS”, -ka deklaruar Halimi.