E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryeministri i Groenlandës mesazh Presidentit Trump: Ne nuk duam të jemi amerikanë!

Kryeministri i Groenlandës ka deklaruara se shteti i tij nuk dëshiron që të jetë pjesë e Amerikës.

“Ne jemi Groenlandezë. Ne nuk duam të jemi amerikanë. Ne nuk duam të jemi as danezë. E ardhmja e Groenlandës do të vendoset nga Groenlanda”, tha kryeministri Múte Egede në një konferencë për shtyp, shkruan TheGuardian.

Kujtojmë se pak ditë më parë ishte presidenti amerikan i zgjedhur, Donald Trump i cili tha se nuk përjashton mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake për të marrë kontrollin e kanalit të Panamasë por dhe Groenlandën.

Republikani tha në një konferencë për shtyp se kjo gjë do të ishte jetike për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›