E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Togos kërkon braktisjen e Kupës së Afrikës

Udhëheqësi togolez , Gilbert Fossoun Huongbo tha se ekipi duhet të rikthehet në atdhe të dielën, ditën e hapjes së turneut. Njoftime të mëhershme thanë se shumica e lojtarëve dëshironin të merrnin pjesë, për të ndërruar kujtimin e atyre që humbën jetën. Togo ndërkohë ka kërkuar shpjegim nga Angola se përse nuk pati asnjë paralajmërim për rreziqet e udhëtimit në Kabinda, ku u organizua prita fatale. Portieri i kombëtares Kodjovi Obilale, i plagosur në këtë sulm është dërguar në një spital të Afrikës së Jugut, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme, por ende në reanimacion.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›