E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryeministri i Ukrainës: Shkatërrimi i digës, kërcënon një fatkeqësi mjedisore! Evakuoen banorët

“Shkatërrimi i digës, Nova Kakhovka kërcënon një fatkeqësi mjedisore” për jugun e Ukrainës, kështu ka paralajmëruar kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal ndërsa kërkon nga bota të përgjigjen me veprime kundrejt Rusisë.

“Bota duhet të përgjigjet. Menjëherë. Por jo vetëm me fjalë, por me veprime“, tha Shmyhal ndërsa bën me dije se banorët e zonave të përmbytura janë duke u evakuuar.

Shmyhal tha gjithashtu se autoritetet po vlerësonin ndikimin mjedisor dhe kërcënimin ndaj termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, i cili shtrihet në rrjedhën e sipërme të digës.

Ndërkohë ka bërë thirrje Rusisë të tërhiqet menjëherë nga centrali për të “shmangur fatkeqësi të mëtejshme”, sipas CNN.

Më herët në mëngjes të martën, një tjetër zyrtar i lartë ukrainas e quajti shkatërrimin e digës “ekocid” që do të ketë pasoja në aksesin e njerëzve në ujin e pijshëm dhe ekosistemet e ndryshme.

Agjencia bërthamore e Ukrainës Energoatom tha se shkatërrimi i digës mund të ketë pasoja negative në termocentralin bërthamor.

Nga ana tjetër, Presidenti Volodymyr Zelensky ka thirrur një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes.

Ndërkohë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka akuzuar fajësoi Rusinë për shpërthimin në digën Nova Kakhovka në Ukrainën jugore ku dhe ka kërkuar të mbajë përgjegjësi. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›