E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i ri rus, propozon kabinetin

Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka përgatitur listën e ministrave të kabinetit të tij, që do të punojnë bashkë me Presidentin Dimitri Medvedev. Kështu, ministri aktual i Financave, Aleksei Kudrin, do të ruajë postin e tij dhe po ashtu edhe ministri i Jashtëm Sergei Lavrov. Anatoli Serdyukov qëndron ministër Mbrojtjeje dhe ish-kryeministri, Viktor Zubkov, është zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Peshkimit. Vladimir Putin mori detyrën e Kryeministrit të Rusisë, javën e shkuar, pasi i përzgjedhuri i tij, Dimitri Medvedev mori Presidencën. Putin ndërkohë lexoi emrat e kabineti t të ri, në një takim qeveritar në të cilin merrnin pjesë edhe gazetarët. Bie në sy ndër të tjera edhe emërimi i Igor Shuvalov si zëvendëskryeministër i parë, ndërsa Sergei Ivanov dhe Aleksander Shukov gjithashtu do të jenë zëvendëskryeministra të parë. Figura të rëndësishme nga kabineti presidencial i Putinit shfaqen në kabinetin e ri, për të parën herë. Igor Sechin, që ishte zëvendësshef i administratës së Kremlinit dhe gjithashtu shef i gjigandit të naftës, Rosneft, do të jetë zëvendëskryeministër tjetër. Ky i fundit konsiderohet si një ndjekës i linjës së ashpër. Ndërsa ish-shefi i administratës së Kremlinit, Sergei Sobyanin, gjithashtu bëhet zëvendëskryeministër si edhe shef i stafit të qeverisë. Do të ketë ndërkohë edhe një ministri të re të turizmit dhe sportit, si edhe një dikaster për ekologjinë. Ndërsa industria dhe energjetika do të ndahen në dy ministri të veçanta. Tani, kabineti i propozuar do të miratohet nga Presidenti Dimitri Medvedev, që u ul në karrigen që për tetë vjet u mbajt nga Putini, të mërkurën e shkuar.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›