Kryeministri izraelit: Kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka uruar Donald Trump për rezultatin e arritur në zgjedhjet e Amerikës.
Me anë të një postimi, Netanyahu u shpreh se kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një riangazhim të fuqishëm ndaj aleancës së madhe midis Izraelit dhe Amerikës
“Të dashur Donald dhe Melania Trump, urime për rikthimin më të madh në histori! Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një riangazhim të fuqishëm ndaj aleancës së madhe midis Izraelit dhe Amerikës. Kjo është një fitore e madhe! Në miqësinë e vërtetë, e juaja, Benjamin dhe Sara Netanyahu”, shkruan Netanyahu.
Dear Donald and Melania Trump,
Congratulations on history’s greatest comeback!
Your historic return to the White House offers a new beginning for America and a powerful recommitment to the great alliance between Israel and America.
This is a huge victory!
In true friendship,… pic.twitter.com/B54NSo2BMA
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) November 6, 2024
Ndërkohë udhëheqësi hungarez i ekstremit të djathtë, Viktor Orban thotë se Donald Trump është në rrugën e fitores.
“Mirëmëngjes Hungari! Në rrugën drejt një fitoreje të mrekullueshme”, tha ai në një postim në Facebook. /vizionplus.tv