Atentati ndaj tij, Trump në fjalimin e fitores: Zoti ma fali jetën për një arsye, do ta shpëtojmë Amerikën!

Trump ka përfunduar fjalimin e tij, në të cilin ai shpalli fitoren në garë, pavarësisht se i duhen tre vota elektorale për të fituar zyrtarisht.
Ai iu referua atentatit të korrikut kundër tij, duke thënë se “shumë njerëz më kanë thënë se Zoti ma fali jetën për një arsye dhe se arsyeja ishte për të shpëtuar vendin tonë dhe për ta bërë Amerikën të mrekullueshme sërish, dhe tani ne do ta përmbushim atë mision.”
“Asgjë nuk do të më ndalojë të mbaj fjalën time ndaj jush, njerëzve, ne do ta bëjmë Amerikën të sigurt, të fortë, të begatë, të fuqishme dhe të lirë përsëri,” tha ai.
“Dhe po i kërkoj çdo qytetari, në mbarë tokën tonë, të bashkohet me mua në këtë përpjekje fisnike dhe të drejtë. Është koha për të lënë pas ndarjet e katër viteve të fundit. Është koha për t’u bashkuar dhe ne do të përpiqemi. Ne do të përpiqemi. Duhet të provojmë. Dhe do të ndodhë. Suksesi do të na bashkojë”, tha ai.
“Dua t’ju them se sa nder i madh është ky. Unë dua t’ju falënderoj. Unë nuk do t’ju zhgënjej. E ardhmja e Amerikës do të jetë më e madhe, më e mirë, më e guximshme, më e pasur, më e sigurt dhe më e fortë se kurrë më parë”, tha ai.
“Zoti ju bekoftë dhe Zoti e bekoftë Amerikën.”/vizionplus.tv