E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri izraelit Netanjahu vazhdon vizitën në Uashington

Presidenti amerikan, Barak Obama, i bëri thirrje Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, që të shfrytëzojë atë që ai e quajti "shans historik"për të bërë përparim serioz në procesin e paqes me palestinezët.

Zoti Obama rikonfirmoi dje mbështetjen për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez bazuar tek ekzistenca e dy shteteve, në takimin e parë në Shtepinë e Bardhë me zotin Netanjahu.

Kryeministri izraelit Netanjahu zhvillon sot disa takime me anëtarë të Kongresit amerikan, gjatë të cilave do t'u përgjigjet edhe pyetjeve mbi planet e tij për paqe.

Presidenti Obama tha dje se të gjitha palët në konflikt duhet t'i shikojnë seriozisht detyrimet që kanë marrë përsipër më parë. Ai i bëri thirrje Izraelit të ndërpresë ndërtimin e vendbanimeve në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe të marri masa për zgjidhjen e situatës humanitare në Rripin e Gazës.      (ze)
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›