Bajden: Varfëri dhe gjakderdhje në Bosnje nëse nuk ndalen tensionet etnike
/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Nënpresidenti amerikan Xho Bajden u tha politikanëve boshnjakë se do të përballen me varfëri dhe gjakderdhje nëse nuk i japin fund retorikës nacionaliste dhe tensioneve etnike.
Zoti Bajden foli pa rezerva dje në parlament në Sarajevë, ndalesa e parë e vizitës triditore në Ballkan. Ai tha se Bosnja-Hercegovina ka devijuar nga rruga drejt integrimit evropian dhe një të ardhmeje të sigurt dhe të begatë.
Ai tha se përçarja mes serbëve, kroatëve dhe myslimanëve sjell mosbesim dhe bllokim në përpjekjet e reformës. Zoti Bajden tha se kjo përçarje duhet të marrë fund ose përndryshe Bosnja do të përfshihet përsëri nga varfëria dhe kaosi etnik i viteve 1990.
Bosnja ka një presidencë kolektive, por qeveria qendrore është është shumë e dobët për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO. //kk//