Kryeministri japonez ne SHBA, takim me Obamen

Korrespondentet thone se me kete hap simbolik, qe pason viziten e Sekretares se Shtetit, Hillary Clinton ne Tokio javen e kaluar, amerikanet synojne te largojne shqetesimin e Japonise se Kina po i eklipson marredheniet e Tokios me Uashingtonin.
Japonia kishte marredhenie te ngrohta me administraten e Bushit, por ato u ftohen kur SHBA hoqen Korene e Veriut nga lista e vendeve qe mbeshtesin terrorizmin.
Bisedimet midis udheheqesve te dy ekonomive me te medha ne bote pritet te perqendrohen ne krizen globale.
Kryeministri japonez Taro Aso pritet te ngreje shqetesimin e vendit te tij per disa nga termat e perdorura ne paketen per stimulimin e ekonomise amerikane, ku disa sektore te ekonomise amerikane inkurajohen te mbeshtesin kompanite amerikane.