E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryeministri kinez: Dyert e hapura kino-amerikane nuk duhet të mbyllen!

Kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh më 11 mars se para 50 vitesh, Kina dhe ShBA-ja thyen akullin dhe nisën procesin e normalizimit të marrdhënieve. Dyert e hapur nga dy palët kino-amerikane nuk duhet të mbyllen më dhe nuk duhet të ndërpriten, shkruan Radio e Jashtme e Kinës.

Li Keqiang tha se ekzistojnë ndryshimet e mëdha mes Kinës dhe ShBA-së në sistemet shoqërore, kulturën historike dhe fazat e zhvillimit. Divergjencat mes dy palëve janë të pashmangshme, por bashkëpunimet duhet të jenë rrjedha kryesore. 

Megjithëse Kina dhe ShBA-ja kanë konkurrenca tregtare në fushat ekonomiko-tregtare, të cilat duhet të jenë konkurrencat e shëndetshme dhe të barabarta. Vitin e kaluar, vëllimi i tregtisë mes dy vendeve mbikaloi 750 miliardë dollarë amerikane, duke u shtuar për afro 30% në krahësim me atë të vitit të kaluar. Kjo tregon se bashkëpunimet kino-amerikane kanë potenciale të stërmëdha. Nëse ShBA-ja lehtëson kufizimin për eksportet kineze, vëllimi tregtar i dy palëve duhet të jetë më i madh, të dy vendet dhe dy popujt duhet të favorizohen më tej. Kina dëshiron të ecë së bashku me ShBA në një rrugë të gjerë për interesat e afatgjata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›