Kryeministri komenton ne Facebook mandatin e deputetit Fidel Ylli

Kreu i qeverisë ka komentuar në rrjetin social “Facebook" kerkesen per heqjen e mandatit te deputetit te PS,Fidel Ylli.
Por këtë koment ai e bazon në një krahasim me atë çfarë u ndodh miliarderëve që duan të përfitojnë në vazhdimësi nga ana pasuria publike.
“Një ambasador qe kishte qene avokat shume i njohur me tha një here se: Kam patur disa klient miliardere qe kishin vjedhur nga nje miliardë dollarë por problemi i tyre me i madh ishte se çdonjëri prej tyre donte te vidhte edhe nje tjetër miliardë. I tille është dhe rasti i supermiliarderit te kupolës se PS, Fidel Ylli, për te cilin Parlamenti voton sot për t'i kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e mandatit”, shkruan Berisha në rrjetin social.
Por, ndërkohë që ndalur në rastin konkret, kreu i qeverisë rikujtoi jo vetëm shkeljet e deputetit socialist,por dhe atë çfarë përcakton Kushtetuta në raste të tilla.
“Kushtetuta e vendit i ndalon deputetit te nxjerre përfitime nga pasuria publike. Z.Fidel Ylli shume muaj pasi është bere deputet i ka shitur motrës frekuencën publike te radios qe menaxhonte sikur te ishte prone familjare. Motra qe jetonte me një rroge modeste, një mëngjes te bukur lumturisht dhe papritmas u gdhi miliarderë dhe i pagoi vëllaçkos miliarder qindra milionë leke për frekuencën publike te radios qe bleu prej tij. Fideli i Partisë nuk ka faj! Jo fajin e kane miliardat qe gabimisht kishin mbuluar dhe bere te palexueshëm për te, nenet e Kushtetutës. Sb”, shkruan Berisha në profilin e tij në “Facebook”.