E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri maqedonas inauguron statujën e Nëna Terezës, asnjë shqiptar

Është shpalosur në Shkup pllaka përkujtimore në sheshin e Shkupit, për ngritjen e përmendores gjigante të humanistes dhe nobelistes shqiptare, Nënë Tereza.

Projekti i ngritjes së përmendores do të financohet nga biznesmeni indian Subrata Roj, kompania e të cilit “Sahara India” do të japë si donacion mjetet për ngritjen e përmendores, transmeton shekulli.

Në ceremoninë e shënimit të fillimit të projektit kanë marrë pjesë kryeministri Nikolla Gruevski, i shoqëruar nga biznesmeni indian Roj, ndërsa nuk ka qenë i pranishëm asnjë nga zyrtarët shqiptarë të qeverisë së Maqedonisë dhe personalitete të tjera.

Gruevski dhe Roj kanë shpalosur pllakën përkujtimore të shënuar vetëm në maqedonisht dhe anglisht. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›