Kryeministri me bashkeshorten ne Meshen e Lumturimit te Papa Gjon Pali II

Kryeministri Sali Berisha, sëbashku me bashkëshorten, zonjën Liri Berisha, u nis sot për në Shtetin e Vatikanit, për të marrë pjesë, me ftesë së Selisë së Shenjtë, në ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II.
Me këtë rast, sot paradite do të zhvillohet në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Romë, mesha solemne, ku marrin pjesë kryetarë shtetesh e qeverish nga vende të ndryshme të botës.
Në mbarim të ceremonisë së shenjtë, pjesëmarrësit do të përshëndeten me Papa Benedikti XVI.