Rama hap konkursin per Xhamine e Tiranes reagojne pronaret e tokes

Përzgjedhja e 2 nga 5 projektet konkurruese për ndërtimin e xhamisë dhe muzeut të ri të Tiranes, ka mbërritur në fazën finale te saj. Kryetari i Bashkisë së Tiranes ka bërë prezantimin, një temë kjo shumë e diskutuar për mungesë transparence në drejtim të komunitetit mysliman, përsa i përket afatit kohor dhe në atë ligjor përsa i përket zgjidhjes së çështjes mbi pronësinë e truallit , ku pritet të ndërtohet xhamia në fjalë.
Një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga pronarët e truallit ku pritet të ndërtohet xhamia. Ata në një peticion drejtuar Presidentit Topi, Kryeministrit Berisha dhe Ambasadorit amerikan Arvizu i bëjnë thirrje që të ndërhyhet në këtë rast flagrant dhunimi që po i bëhet, të drejtës së pronës.
Jo më larg se 1 muaj më parë, në datën 21 .3.2011, Këshilli i Përgjithshëm i Komitetit Mysliman të Shqipërisë, në mbledhjen e saj të radhes ka ngritur shqetësimin për zgjidhjen e çështjes për ndërtimin e Xhamisë së Re të Tiranës.
Çështja e pronësisë mbi truallin ku pritet të ndërtohet xhamia mbetet ende për t’u zgjidhur. Një premtim tjetër bosh që Bashkia e Tiranës i ofron qytetarëve dhe besimtareve myslimanë.