Kryeministri nderon kujtimin e Adem Jasharit
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, qendroi kete fundjave ne Prekaz te Drenices (zona qendrore e Kosoves), ku beri homazhe dhe vendosi lule prane varrit te komandantit legjendar, Adem Jashari. Ate e shoqeronin dy zv.kryeministrat e Qeverise se Kosoves, Hajredin Kuci dhe Rame Manaj. "Cdo vizite e nje presidenti, kryeministri apo qeveritari te Kosoves te varri i komandantit legjendar, Adem Jashari, eshte respekt ndaj marrjes se pergjegjesive dhe energjive te reja drejt realizimit te synimeve shekullore te popullit tone, per shtet sovran dhe te pavarur", theksoi me kete rast Kryeministri Thaci. Ai vizitoi dhe kullen e rindertuar te Jasharajve, ku mori mesazhin e kesaj familjeje se politikanet kosovare duhet te jene te bashkuar.