E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet per pakicat, shume te avancuara

PRISHTINE - Komisari i larte i OSBE-se per minoritetet, ambasadori Knut Vollebaek, deklaroi dje ne Prishtine se institucionet e Kosoves "kane pergatitur ligje shume te avancuara per mbrojtjen e pakicave" dhe se kjo "mund ta beje vendin nje shoqeri ideale". "Nese qeveria eshte ne gjendje te zbatoje ate qe eshte ne legjislacion, atehere Kosova mund te jete nje shoqeri ideale ne shume drejtime. Ligjet jane shume te avancuara dhe te trajtuara shume mire, por gjeja kryesore eshte zbatimi i tyre. Zyra ime dhe bashkesia nderkombetare do te jete ketu per te ndihmuar ne kete drejtim", theksoi Vollebeak, pas nje takimi ne Prishtine me Kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaci. Ambasadori Vollebeak, gjate takimit me Kryeministrin Hashim Thaci, i ka shprehur ketij te fundit shqetesimin e pakicave, lidhur me te ardhmen e tyre ne Kosove.
Zyrtari i larte i OSBE-se per minoritetet, po qendron ne Kosove qe prej te premtes per te pare gjendjen e pakicave, ne pritje te shpalljes se pavaresise se Kosoves nga Serbia. Vollebaek theksoi se pavaresisht cfare do te jete statusi, Kosova duhet te jete vend i te gjitha bashkesive etnike. Edhe Thaci e siguroi OSBE-ne, se do te punoje konkretisht per te drejtat e pakicave, duke vendosur kontakte dhe komunikim ne cdo pjese te Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›