Kryeministri paraqet disa projekte të rëndësishme në mbledhjen e qeverisë
- Në mbledhjen e së premtes do të diskutohet projektbuxheti shtesë për vitin 2007
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha foli për një seri projektligjesh dhe projektvendimesh të rëndësishme, të cilat u morën në shqyrtim gjatë kësaj mbledhje. Kryeministri njoftoi gjithashtu se në mbledhjen e ardhshme që do të zhvillohet ditën e premte, do të diskutohet projektbuxheti shtesë për vitin 2007, projektvendimi për pagat, si dhe vendime të tjera.
Ndër projekligjet e renditura, sot, kryeministri informoi se do të diskutohet për miratimin e buxhetit faktik të shtetit, të vitit 2006; për ratifikimin e kontratës për blerjen e aksioneve, të shoqërisë anonime "Albtelekom, finalizimin e negociatave, si dhe për projektligjet që kanë të bëjnë me disa dryshime në ligjin "Për tatimin mbi të ardhurat", të ndryshuar, si dhe për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin "Për shoqëritë e kursim-kreditit".
Për sa i përket projektvendimeve të marra në shqyrtim, Kryeministri veçoi miratimin e strategjisë së zhvillimeve të biznesit dhe të investimeve, për periudhën 2007-2013, projektvendimin për transferimin e paketës së aksioneve të AMC, sha-së,si dhe projektvendimin për heqjen nga inventari të pronave të paluajtshme të shtetit të objektit "Vila kodër dhe territori përreth", dhe vënien në dispozicion ish-pronarit familjes mbretërore.
Duke u ndalur në projektvendimin e propozuar nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës "Për përcaktimin e autoritetit kontratues, për dhënien me koncesion të hidrocentralit, "Suha 2" dhe miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse, Kryeministri u shpreh se ky hidrocentral ndonëse me kapacitet të vogël, ndën 10 megavat, është mjaft i rëndësishëm sepse shton një burim energjitik në zonat me konsum të lartë energjie.
Ndër të tjera, kryeministri informoi lidhur me vendimin për ndarjen e Fakultetit të Bujqësisë dhe krijimin e tri fakulteteve, fakultetit të bujqësisë dhe mjedisit, fakulteti të ekonomisë dhe agrobiznesit dhe fakultetit të bioteknologjisë dhe ushqimit. Kryeministri u shpreh se ky është një hap për tu përshëndetur, pasi reflekton përshtatjen e sistemit tonë të lartë arsimor me kërkesat e tregut.
Ndër të tjera, kryeministri u shpreh në fjalën e tij:
"Ndodhi që për shkak të tryezës së rrumbullakët me forcat politike javën e shkuar, nuk u mbajt mbledhja e qeverisë. Këtë javë do të zhvillohen dy mbledhje, e sotmja dhe e ditës së premte. Mbledhja e ditës së premte është mbledhja e buxhetiti suplementar, mbledhja e vendimit për pagat dhe një seri vendimesh të tjera të rëndësishme.
Mbledhja e sotme ka të bëjë gjithashtu me vendime të tjera shumë të rëndëishme sic është miratimi i buxhetit faktik të shtetit të vitit 2006, ratifikimi i kontratës për blerjen e aksionevve të shoqërisë anonime Albtelekom, finalizimi i negociatave. Do të diskutohet gjithashtu projektvendimi për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për shoqëritë e kursim kreditit, ndryshimet në ligjin e tatimit mbi të ardhurat, disa ndryshime në ligjin e tatimit mbi vlerën e shtuar, etj.
Gjithashtu janë një seri projektvendimesh siç është strategjia e zhvillimit të biznesit 2007-2013, transferimi I paketës së aksioneve të AMC, që ka mbetur pas transferimit të paketës tek investitorët strategjikë, tek ish pronarët e truallit dhe tek punonjësit e kësaj shoqërie. Kemi vendimin për heqjen nga inventari i pronave të paluajtshme të shtetit të objektit Vila kodër dhe territori përreth, dhe dërgimin e saj drejt destinacionit, drejt privatit, familjes mbretërore.
Gjithashtu në këtë mbledhje do të diskutohet projektvendimi, Për përcaktimin e autoritetit kontratues, për dhënien me koncesion të hidrocentralit, "Suha2"' dhe miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese që i jepet shoqërisë, ipropozuar nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Ky është një hidrocentral me një kapacitet ndër 10 megavat , por i ndodhur në zonën e bregut është mjaft i rëndësishëm sepse shton një burim energjik në zona ku konsumi është i lartë dhe burimet janë modeste.
Miratohet gjithashtu një vendim shumë i rëndësishëm, sipas të cilit krijohet fakulteti i bujqësisë dhe mjedisit, fakulteti i ekonomisë dhe agrobiznesit, fakulteti i bioteknologjisë dhe ushqimit. Të gjitha këto vinë si rezultat i ndarjes së fakultetit të bujqësisë. Ky është një hap i rëndësishëm, për tu përhsndetuer, është një përshtatje e sistemit tonë arsimor të lartë me kërkesat e tregut.
Do të shqyrtohen, gjithashtu një seri marrëveshjes së kredisë me Bankën Botërore, të propozuara nga Ministri i Financave dhe Ministri i Brendëshëm, dhe së fundi do të diskutohet projektvendimi i propozuar nga Ministri I Kulturës që Instituti I Monumenteve të Kulturës të mbajë emrin e arkitektit të njohur të Shqipërisë, Gani Strazimiri.