E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri prezanton ne Paskuqan himnin e fushates se PD-se

Kryeministri Sali Berisha paraqiti në mitingun e mbajtur ne Paskuqan himnin e fushatës së demokratëve një këngë e kenduar nga Grupi Elita 5. Në këtë takim kreu i qeverise tha se ka vendosur te mos merret me me Edi Ramën. Me heret ne takimet e mbajtuar në Sukth dhe Vorë Berisha tha se premtimet e Edi Ramës janë rrënimi i ekonomise.

Një këngë e grupit “Elita 5” është himni i fushatës së PD në këto zgjedhje. Atë e prezantoi kryeministri Berisha në mitingun e Paskuqanit.

Në këtë takim Berisha tha se ka vendosur të mos merret me me Edi Ramën pasi i ka dhënë përgjigje shprehjes së kreut të opozitës gjyshi me antiplumb.

“Rama, jeta jote personale nuk do jetë axhendë e imja, axhendë e imja do jenë qytetarët shqiptar, punësi, rrogat dhe pensionet e tyre, shërbimi shëndetësor i tyre infrastruktura shërbimi shëndetësor etj..Ti që ke bere vitet e mia axhendë elektorale tuajën do i them dy fjalë. Vitet e mija janë krenaria ime, janë bekimi i Zotit për cdo njeri. Cdo vit jete e kam bekim nga Zoti. Nipërit dhe mbesat janë urat e frymëzimit tim të jashtëzakonshëm, kur unë i shoh ata frymëzohem dy herë më shumë për të punuar për të gjithë fëmijët e Shqipërisë”, tha Berisha.

Në Sukth Berisha pas premtimeve për zhvillimin e zonës foli për shkatërrimin ekonomik që sjellin sipas tij premtimet e Edi Ramës për taksat.

“Shoku i autobusit mavi përpiqet dhe mendon t’ju mashtrojë juve, ju thotë se taksa progresive është më e ndershme sepse ajo taton më pak atë që merr më pak dhe më shumë atë që merr më shumë. Të dhjetat janë taksa më e ndershme sepse ai që merr 10 paguan 1, ai që merr 100 paguan 10 herë më shumë, ai që merr 1000 paguan 100 herë më shumë, kjo është e vërteta e kësaj takse. Ja pse të parët tanë në të gjitha kohërat kanë përdorur vetëm të dhjetat”, tha Berisha.
Në Vorë Berisha i është rikthyer edhe një herë ambicjes se tij për heqjen e vizave me SHBA-në.
“Shoku i autobusit na pengoi 1 vit por më në fund u dorëzua, ne do marrim statusin, do hapim negociatat me BE, do bëjmë gjithçka për të liberalizuar vizat me SHBA. Do bëjmë cdo gjë për punësimin e 250 mijë shqiptarëve. Shoku i autobusit ju premtoi qytetarëve se kur të vijë në pushtet do heqë taksat mbi makinerinë, i them shko tek dogana moderne që ndërtuam dhe do shikosh se që nga 1 maji bizneset nuk paguajnë më asnjë taksë për makineritë. Ne i bëjmë realitet premtimet tona”-vijoi kryeministri.
Berisha ftoi qytetarët të votojnë numrin 44, atë të Partisë Demokratike për të vijuar me projektet e zhvillimit të vendit.
“Më 23 qershor së bashku le të votojmë për projektin tonë të punësimit, i cili bazohet në taksat të ulëta, në liri ekonomike më të madhe, i cili bazohet në rritjen e investimeve të huaja nga 4 miliard që morëm në këto 4 vite, në 6 miliard në 4 vitet që vijnë, i cili bazohet në trefishim e granteve, vendosjen e sistemit modern të vaditjes dhe rritjen e punësimit në këtë sektor, se bashku me rritjen në sektorin privat me 130 mijë punonjës, bazohet në rritjen e turizmit, nga 4,7 në 7 milion në 4 vite që vijnë, bazohet në ndërtimin gjatë 4 viteve që vijnë të gjigandëve të energjetikes, kaskadës së Devollit dhe më pas Kaskadës së Vjosës dhe qindra hec-ve të tjera me të cilat janë firmosur kontrata koncesionare dhe kanë filluar ose do të fillojnë ndërtimin e tyre, bazohen në dyfishimin e punësimit në teknologjinë e lartë të informacionit, nga 13 mijë që janë sot në 26 mijë gjatë viteve që vijnë, bazohet pra, në projekte konkrete, me të cilat vetëm parqet industriale që po ndërtohen vetëm në Tiranë, dy prej tyre, me 30 mijë vende pune” –theksoi kreu demokrat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›