Sondazhi i IPR Marketing e Ora News, sot të dhënat në rang kombëtar dhe për Fierin
IPR Marketing dhe Ora News sjellin sot sondazhin e tretë për zgjedhjet e 23 qershorit. Përveç sondazhit në rang kombëtar, sot në mbrëmje në emisionin Tonight Ilva Tare do të publikohen edhe të dhënat për qarkun e Fierit me 16 mandate.
Sondazhi i dytë tregoi se nëse zgjedhjet mbaheshin më 21 maj, koalicioni i majtë do të fitonte 48 %, ndërsa koalicioni i djathtë do të merrte 43. 5 % të votave.
Në sondazhin e dytë u publikuan edhe të dhënat për qarkun e Tiranës ku mandatet ndashehin 17 për të majtën dhe 15 për të djathtën.
Ora News është i vetmi televizion që ka nënshkruar tashmë një kontratë bashkëpunimi me IPR Marketing, për të zhvilluar 4 sondazhe në muajin Maj dhe Qershor dhe 4 exit poll rajonale dhe një exit poll kombëtar në ditën e votimit, në 23 Qershor.
Ky është bashkëpunimi i dytw i Ora News me IPR Marketing, e cila në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009, ndryshe nga sondazhe të tjera rezultoi më afër të vërtetës dhe rezultatit të shpallur zyrtar, duke u vlerësuar si një sukses i plotë.
IPR Marketing, është një emër i njohur i sondazheve në Italinë fqinje, ku kjo kompani arriti të parashikonte më afër nga të gjithë konkurrentët e tjerë rezultatin surprizë të zgjedhjeve politike, atë të Lëvizjes 5 yjet të Pepe Grillos.
Kurioziteti është në maksimum, lufta politike është ashpërsuar në kulm, ndaj ju të nderuar teleshikues duhet të sintonizoheni në Ora News për të kuptuar se ku po shkon tendenca elektorale.