Kryeministri reagon për vrasjen e mjekut: MB të sigurojë jetën e bluzave të bardha

Tiranë, 2 tetor NOA - Kryeministri Berisha ka reaguar para pak minutash në lidhje me vrasjen e mjekut në mjediset e brendshme të spitalit të Durrësit duke kërkuar që instancat përkatëse të garantojnë jetën e bluzave të bardha.
Juela Meçani, zëdhënëse e kryeministrit doli me një qëndrim zyrtar për ngjarjen dhe citoi se kryeministri i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të vrasjes në detyrë të mjekut radiolog Fatmir Thaçi, si një akt kriminal tejet tronditës dhe të shëmtuar.
Kryeministri Berisha, - vijon deklarata, - ka kërkuar nga Ministria e Brendshme të merren të gjitha masat e duhura për të garantuar jetën e veprimtarinë e punonjësve të shëndetësisë
Gjithashtu, kryeministri Berisha, i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë që ndaj autorit të këtij akti të rëndë kriminal, të japë dënimin më të ashpër ligjor, - përfundon reagimi i shefit të qeverisë që u përcoll nga zëdhënësja e tij, Juela Meçani.
e.r/NOA - Lexoni më shumë mbi argumentin:
Vrasja e mjekut, policia ngre dyshimet e para për shkakun e xhelozisë
Vrasje në spitalin e Durrësit, ekzekutohet mjeku Fatmir Thaçi