E Diel, 1 Nëntor 2026

Teksti i Historisë, Presidenti Topi: Mjere ai akademik qe influencohet nga politika

TIRANE - Presidenti Bamir Topi ka reaguar sot për tekstin mësimor 'Historia 12' dhe për enciklopedinë maqedonase. Sipas tij asgjë nuk bëhet pa dashje, ndersa iu tërheq vëmendjen akademikëve që të punojnë në bazë të fakteve dhe jo të bindjeve.

"Historia nuk bëhet me ndjenja emocionale, por në bazë të diskutimeve te gjera te akademikeve. Mjere ai akademik qe influencohet nga politika", u shpreh Topi.

Presidenti u shpreh edhe për botimin e akademisë maqedonase, duke e vlerësuar enciklopedinë se një bashkëpunim patologjik. "Botimi i enciklopedisë ishte bashkëpunim i politikës me qarqet akademike". Më tej ai vlerësoi qëndrimin e faktorit shqiptar. Deklaratat e Presidentit shqiptar Bamir Topi u bënë gjatë diplomimit të studentëve të Shkencave Politike.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›