Kryeministri sjep pergjigje pozitive per oferten e Rames

Kriza politike merr nje dimension te ri. Opozita eshte larguar dje nga salla e Parlamentit duke i kerkuar Kryeministrit te zbatoje gjashte kushtet e saj. Vendimi i socialisteve u be zyrtar nga foltorja e Kuvendit nepermjet kreut te grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci. Gjashte pikat qe kushtezojne marredheniet e socialisteve me demokratet lidhen me zhvillimet e 10-diteshit te fundit qe ka dominuar ne arenen politike. Berisha u pergjigj vetem per kater prej tyre ndersa te tjerat i la ne heshtje.
Kushtet e PS-seNumri dy i PS-se Gramoz Ruci i kerkoi dje Kryeministrit Berisha te anuloje vendimin e ngritjes se kompleksit parlamentar prane Piramides te shpalle nul votimin per mandatin e Ilir Beqes dhe te ktheje pergjigje per oferten e opozites per reformen zgjedhore. Deputeti Ruci mes ketyre kerkesave kerkoi llogari nga mazhoranca te distancohet per aktin e dhunshem ndaj deputetes Ermonela Felaj e cila eshte kercenuar nga bashkeshorti i ministres Majlinda Bregu te marre masa ndaj kercenimeve te deputetit Edi Paloka dhe fjaleve fyese ndaj kolegut te tij socialist Sajmir Tahiri ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve dhe se fundi te jape pergjigje konkrete dhe sqarime bindese per dy vrasjet e dy perfaqesuesve te opozites ne prag fushate elektorale. Mesazhi i socialisteve eshte percjelle dje ne Parlament nga Gramoz Ruci i cili ndodhej ne pak metra distance nga Kryeministri Berisha. Kreu i qeverise ka dhene pergjigje per gjashte kerkesat e socialisteve por keta te fundit u larguan nga salla me pretendimin se nuk donin te degjonin fjale por vepra lidhur me gjashte kushtet qe kerkoi kryetari i grupit te tyre parlamentar nga foltorja e Kuvendit. Opozita e tha fjalen e fundit duke u larguar nga Parlamenti nderkohe qe te gjitha pikat e vendosura ne rendin e dites u miratuan vetem me votat e mazhorances. 72 deputete votuan pro ndersa deputeti Paulin Sterkaj qendroi ne salle dhe e dha voten e tij kunder te gjitha pikave te vendosura ne rendin e dites nga Parlamenti.
Pergjigjja e BerishesPas gjashte ditesh Kryeministri Sali Berisha dha pergjigjen per propozimin e kryesocialistit Edi Rama ne tryezen e partive politike me 22 tetor. Propozimi mbante daten 15 shtator. Nuk e shmanga per ta hedhur menjane si nje propozim te konsumuar te cilit i eshte kthyer nje pergjigje por e mora dhe po e studioj me nje vemendje te madhe tha Berisha. Edhe pse ne pamje te pare Kryeministri Berisha u paraqit kontradiktor ne vleresimin e kerkeses se PS-se te premten e kaluar duke thene se eshte studiuar me pare dhe ne te njejten kohe po studiohet seriozisht nuk dha nje pergjigje te qarte dhe te prere per te bindur opoziten. Oferta jone eshte te shtrijme hetimin deri ne dy muaj perpara zgjedhjeve te qershorit te vitit 2013 per ti dhene gjithe kohen e duhur gjykatave per ta bere te pakufizuar kete hetim per te vendosur per rinumerimin e fleteve te votimit. Rama kerkon hetim te pakufizuar. Une jam per hetim te pakufizuar por te respektojme ligjet dhe Kushtetuten tha ai. Kryeministri Berisha nuk la mundesi per te zeruar votimin e 21 tetorit ne Kuvend per mandatin e Ilir Beqes duke thene troc se kane qene 70 vota pro dhe kane votuar 67 kunder 2 abstenime dhe nje perfaqesues i PS-se me karte elektronike nuk ka votuar.
Lidhur me faktin se pse nuk eshte konsideruar vota e deputetit Fatmir Toci nderkohe qe ai ka qene prezent ne sallen e Kuvendit Kryeministri Berisha sqaroi Po ku ta di une se cfare i tha mendja ne ate moment nuk hyj dot ne psikologjine e tij ai eshte deputet dhe ka te drejte te votoje te mos votoje te votoje pro kunder apo te abstenoje. Ndersa per zbardhjen e se vertetes mbi dy vrasjet e perfaqesuesve te PS-se Berisha theksoi se nuk ekziston dhe fakti me i vogel se Xhindi apo kryetari i Komunes se Terthores kane pasur problem politik apo jane atakuar per probleme politike.