Boboshtaret e vjeter dalin nga varret

Dhunimi i varrezave te Boboshtices per ngritjen e memorialit te nje ushtari grek nuk ka me nevoje te konfirmohet nga autoritetet. Eshtrat e varreve te prishura kane dale tashme ne siperfaqe si per te denoncuar mynxyren e kryer me lejen e kishes ortodokse dhe nen kujdesin e vecante te fqinjeve tane jugore.
Kocka gjymtyresh brinje e deri dhembe njerezish mund ti gjesh me shumice tashme ne siperfaqe te tokes ne anet e bazamentit prej betoni te hedhur gjate ketij muaji per ti dhene hapesire nderimi nje ushtari grek te vrare ketyre aneve e qe eshtrat e veta nuk i ka fare aty ku i eshte ngritur kryqi.
Tri dite pas publikimit te ketij skandali provat kane dale sheshit. Ka mjaftuar shiu i dy diteve te fundit qe te vertetohet se ndertimi i bere ne emer te nderimit te te vdekurve ka perdhosur te vdekur te tjere. Eshtrat e vendasve te varrosur ne varrezen e vjeter te Boboshtices qe sipas banoreve eshte mbi 200-vjecare kane dale tashme ne siperfaqe duke deshmuar nje krim qe pervecse nga Zoti dhe morali denohet edhe nga ligjet e ketij vendi qe ka nje Kod Penal ku dhunimi i varreve eshte veper penale.
Kockat njerezore jane shfaqur ne territorin e varrezes pikerisht aty ku gjate nje muaji eshte nderhyre per betonimin e rruges dhe te bazamentit per memorialin e ngritur per ushtaret greke. Kockat jane te perqendruara prane kryqeve te vjetra prej guri qe tregojne vendet ku kane qene te groposur me pare banoret e fshatit.
Guret dhe kryqet jane hipoteka e varreve thote nje nga banoret e fshatit qe sheh me vemendje kockat prane memorialit te grekut. Dua te them i vdekuri kete ka tapi te vetme vendin ku eshte groposur dhe kete e vertetojne kryqet prej guri. Keto jane eshtra qe jane ketu pra i perkasin ketij kryqi te vjeter tregon banori K.T. Edhe pse ai nuk pranon te tregoje per historine e ketyre varrezave dhe nese ka pasur greke ne te ka lene te kuptohet se ketu jane te varrosur banoret e vjeter te Boboshtices.
Me i tronditur nga dalja e eshtrave ne siperfaqe eshte Ilo Kuneshka plaku qe denoncoi i pari dhunimin e varreve. Ai thote se nuk kishte pare kocka gjate ketyre diteve ne siperfaqe te varrezes edhe pse ka shkuar shpesh aty i shqetesuar per cka po ndodhte me varret e te pareve te tij.
Ndersa ka pare pjeset e skeleteve ne anen e majte te bazamentit me beton Kuneshka tha Ja ku jane eshtrat. Varret jane demtuar dhe keto kocka jane nxjerre nga punetoret qe bene memorialin por deri tani nuk dukeshin sic duken tani ne siperfaqe. Kam ardhur pothuajse perdite dhe nuk kam pare eshtra. Keto kane dale ne siperfaqe tani qe toka eshte lare nga shiu. Kjo tregon se varret jane prishur nga punimet perderisa kockat jane jashte. Ketu ne ane te bazamentit ka shume kocka. Keto jane eshtra te gjysherve dhe te stergjysherve tane dhe askush nuk e vret mendjen per kete qe ka ndodhur thote i moshuari. Sipas tij ajo qe eshte bere eshte shume e rende. I bie qe ketu te vijne e te qajne greket te vdekurit e tyre dhe ne qe jemi vendas te mos kemi ku te qajme gjysherit. Ai tregon gjithashtu se ato eshtra qe jane nxjerre nga varret nuk jane te grekeve se po te ishin te ushtareve greke do ti kishin mbledhur.
Kuneshka tregon se ne vitet e luftes italo-greke luftimet u shtrine edhe ne Boboshtice por aty vetem nje ushtar grek ka qene i varrosur. Ne vitet 1940-1941 erdhen edhe greket qe luftonin ne malet e Boboshtices por vetem nje ushtar ka qene i varrosur ketu se une e njoh mire historine. Familja ime ka qene ketu brez pas brezi dhe une kane qene i ri ne kohen e luftes. E mbaj mend shume mire se ku ishte varrosur ushtari grek se pak me poshte eshte varri i gjyshit dhe ne ane i stergjyshit tim. Varri i ushtarit grek ka qene ketu afer kryqit qe eshte ngritur tani diku pas tij tregon i moshuari.