Indi, 87 numri i viktimave

Nje organizate e panjohur me pare e quajtur “Deccan Mujahiddin” ka marre persiper sulmet te cilat jane zhvilluar njekohesisht ne disa zona te qytetit.
Terroristet me pas kane marre peng turiste te huaj ne disa hotele luksi ne qytet duke synuar kryesisht shtetas britanike dhe amerikane.
Ne nje prej hoteleve, “Oberoi”, ushtria ka nderhyre per te liruar pengjet. Deshmitaret raportojne per degjimin e nje shperthimi te forte menjehere pas sulmit. Nje situate tjeter pengmarrjeje shenohet edhe ne hotelin “Taj Mahal” si dhe ne spitalin Cama.
Ne lidhje me ngjarjet ne Indi ka reaguar presidenti i zgjedhur i SHBA-se, Barak Obama, i cili ka denuar ashper sulmet.
“Sulme te kordinuara kunder civileve te pafajshem qe jane nje deshmi e kercenimit te terrorizmit”, tha Obama.
Nderkohe zedhenesi i Departamentit Amerikan te Shtetit, Robert Wood ka deklaruar se SHBA-te po e vezhgojne situaten me kujdes.
“Jemi duke monitoruar situaten nga afer dhe jemi gati per te mbeshtetur autoritetet indiane ne luften kunder terroristeve”, tha Wood.
Situata konsiderohet e paprecedent nga autoritetet. Edhe pse ushtria ka nderhyre per stabilizimin e ngjarjes, situata nuk eshte marre ende nen kontroll.
Kryesisht objektiv i sulmeve kane qene qendra kryesore ekonomike dhe tregtare te qyteti.
Kohet e fundit ne Indi jane regjistruar shume atentate me eksploziv, qe kane lene te vdekur nje numer te madh personash.