Kryeministri z.Fatos Nano ka zhvilluar sot nje takim me deputetet e parlamentit europian Marco Panella dhe Oliver Dupuis te cilet jane njekohesisht dhe drejtues te Partise Radikale Transnacionale . G
Kryeministri z.Fatos Nano ka zhvilluar sot nje takim me deputetet e parlamentit europian Marco Panella dhe Oliver Dupuis te cilet jane njekohesisht dhe drejtues te Partise Radikale Transnacionale .
Gjate takimit jane prezantuar dhe shkembyer ide rreth inisiativave te perbashketa me qellim integrimin e vlerave dhe potencialeve politike, intelektuale etj, ne spektrin rajonal duke synuar ne kete menyre integrimin edhe ne strukturat europiane.
"Percjellja e Frymes, strukturave dhe mentalitetit europian edhe ne rajonin tone,- u shprehen eurodeputetet,- perben nje pregatitje seroioze per integrimin real te tij ne institucionet euro atlantike". Ata paraqiten interesin qe Kongresin i ardhshem i Partise Radikale Transnacionale ku bejne pjese mjaft personalitete te njohur politike europiane, te zhvillohet ne Tirane kete vjeshte, gje qe kryeministri e vleresoi pozitivisht.
Kryeministri ka shprehur gadishmerine per angazhim dhe nxitje te levizjeve dhe iniciativave te europarlamentareve per politiken e bashkepunimit ne rajon duke risjelle ne vemendje idene e vet per krijimin e nje asambleje te parlamentareve ballkanik e cila do t'i hapte rrugen dhe do te mbeshteste bashkepunimin e gjithanshem ne interes te komuniteteve te rajonit si moment i rendesishem per integrimin europian.
Deputetet e Parlamentit Europian pershendeten kete ide te Kryeministrit si dhe kane shprehur angazhimin e tyre serioz ne promovimin dhe implementimin e ketij projekti ambicioz.