E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano sot paradite, në vijim të zbatimit të vendimeve të Këshillit të Ministrave, nënshkroi marrëveshjet e bashkëpunimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Do

Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano sot paradite, në vijim të zbatimit të vendimeve të Këshillit të Ministrave, nënshkroi marrëveshjet e bashkëpunimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Sokol Kraja, Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Shpëtim Idrizi dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve, Engjëll Caka. Marrëveshjet u nënshkruan për drejtuesit e sistemit fiskal edhe nga Ministri i Financave, Kastriot Islami dhe për sektorin e rrugëve, nga Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Spartak Poçi.

Në marrëveshjet e bashkëpunimit të nënshkruara përcaktohen përgjegjësitë ligjore, për përmbushjen me cilësi dhe korrektësi, të objektivave të parashikuara në ligjet në fuqi dhe në programin e Këshillit të Ministrave, 2002 – 2005, ndërmjet Kryeministrit, ministrave e drejtorëve përkatës.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, drejtorët përkatës pranojnë programin e Këshillit të Ministrave 2002 – 2005 në tërësi. Ata janë të detyruar të luftojnë pa kompromis shfaqjet e korrupsionit dhe fenomenet e tjera shqetësuese, të zbatojnë dhe reflektojnë në punë objektivat e programit të ri të qeverisë, detyrimet që lindin nga marrëveshjet e qeverisë shqiptare me donatorët dhe organizmat financiarë ndërkombëtarë që Shqipëria aderon.

……………………………………………………………………………………………….

Më poshtë po japim shkurtimisht disa të dhëna rreth drejtorëve të rinj të emëruar:

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Sokol Kraja eshte diplomuar ne vitin 1991 ne Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Ai ka qënë Drejtor i Drejtorisë së Financave në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Anëtar i Këshillit Drejtues të Drejtorisë së Shërbimit të Trupit Diplomatik, diplomat në Drejtorinë e Bashkëpunimit Euroatlantik, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në vitet 1997 – 1998, këshilltar ekonomik i një firme italo-shqiptare, në vitet 1993 – 1996, gazetar në vitet 1992 – 1993.

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Shpëtim Idrizi është diplomuar në vitin 1991 në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Ai ka qënë në detyrat e Kryetarit të Agjensisë së Privatizimit, Tiranë, në vitet 1993-1994, Përgjegjës i Sektorit të Privatizimit të Madh në Agjensinë Kombëtare të Privatizimit, në vitin 1993 dhe Shef i Kabinetit pranë Zëvëndëskryeministrit dhe Ministrit të Financave në vitin 1991, si dhe ka eksperiencë nga komuniteti i biznesit.

Drejtori i Përgjiithshëm i Rrugëve, Engjëll Caka është diplomuar në vitin 1990 në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu ka përfunduar studimet për Master në Shkencat e Inxhinierisë Civile në Universitetin e Londrës. Ai ka qënë nëndrejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Shef i Departamentit Teknik në Shoqërinë e Asfaltimit në Tiranë, në vitet 2001 – 2002, Drejtor Projektit të Rrugëve Rurale të Bankës Botërore pranë Ministrisë së Transporteve, në vitet 1999 – 2000, Shef i Sektorit të Planifikimit dhe Teknikës në Drejtorinë Rajonale të Rrugëve, në vitet 1998 – 1999, Shef i Sektorit të Menaxhimit të Pagesave në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, në vitet 1997 – 1998, etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›