Kryeministrja e Australisë vizitë në Kabul

Kryeministrja e Australisë, Julia Gillard ka zhvilluar një vizitë të papritur në Afganistan.
Ajo ka kërkuar që të sigurohet nga presidenti afgan, Hamid Karzai, se ai është duke bërë gjithçka që është e mundur në ndalimin e sulmeve të brendshme.
Zyra e Kryeministres tha se Gillard është takuar gjatë ditës së djeshme me presidentin Karzai në Kabul ndërsa ka vizituar edhe trupat australiane në këtë vend.
Ajo ka ngritur shqetësimin e saj lidhur me rastet e e sulmeve të ushtrisë afgane kundër aleatëve ndërkombëtarë.
Në fund të muajit gusht, pesë trupa australiane u vranë në dy incidente të ndara në Afganistan.