Tregëtimi i mishit, mblidhet task forca në Durrës

Mblidhet në Durrës Task Forca Rajonale për të ndaluar aktivitetin e jashtëligjshëm në therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit jashtë standardeve.
Ministri i Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli ka paraqitur si problematike situatën në aksin rrugor Thumanë-Nikël ku therja e bagëtive kryhet në mënyrë primitive.
“Qarku i Durrësit ka specifikën e vet për çështjen e tregëtimit të mishit. Puna në aksin Thumanë-Nikël do të jetë e vazhdueshme dhe brenda ditësh do të ketë bllokim total të subjekteve të cilët tregëtojnë mishin jashtë kushteve higjeno-sanitare” tha ministri Ruli.
Ndërkohë më herët kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar masa të rënda për drejtuesit vendorë që lejojnë therjen dhe tregëtimit të mishit në rrugët e vendit.