E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryeministrja e Finlandës mbërrin në Shqipëri, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ka mbërritur në Shqipëri. Kryeministrja Marin është pritur në një ceremoni zyrtare nga Kryeministri Edi Rama dhe më pas është vijuar me himnet kombëtare të dy vendeve.

Pas përshëndetjes së delegacionit të Finlandës dhe Shqipërisë, Marin dhe Rama janë drejtuar drejt zyrës së Kryeministrit. Pas takimit, dy kryeministrat, Marin dhe Rama rreth orës 11:45, do të dalin në një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Vizita e Marin në Shqipëri vjen në një kohë kur Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për anëtarësim në NATO. Shqipëria ka qenë mbështetëse ndaj zgjerimit të aleancës dhe përfshirjen në të, të Finlandës dhe Suedisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›