E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeminstri rus Putin krahasohet me ish udheheqesin Leonid Brezhnjev

Zedhenesi i kryeministrit rus Vladimir Putin Dmitri Peskov nuk u ka kushtuar rendesi krahasimeve qe jane bere kohet e fundit mes zotit Putin dhe udheheqesit sovjetik Leonid Brezhnjev.

Brezhnjevi udhehoqi Bashkimin Sovjetik nga viti 1964 deri kur vdiq ne vitin 1982 por fajesohet se ishte ne krye te vendit kur filloi renia ekonomike qe coi pas disa vitesh ne shperberjen e Bashkimit Sovjetik.

Zoti Peskov thote se kryeministri Putin nuk eshte Brezhnjevi dhe se mund te jete e vertete qe Brezhnjevi e mbajti pushtetin me shume se cdeshi populli nderkohe qe vendi rreshqiste ne nje stanjacion ekonomik dhe politik para vdekjes se tij. Por zedhenesi shtoi se Brezhnjevi nuk ishte minus por nje plus i madh per historine e vendit. Ai permendi vitet e para te qeverisjes se Brezhnjevit si vitet kur u hodhen themelet per zhvillim te forte ekonomik dhe per bujqesine.

Megjithate ai iu kundervu krahasimeve mes Brezhnjevit dhe zotit Putin i cili ka qene president qe nga viti 2000-2008. Putin u largua nga posti i presidentit dhe kaloi ne ate te kryeministrit si rezultat i numrit te kufizuar te mandateve. Por tani qe mandatet presidenciale jane zgjatur ne 6 vjet zoti Putin pritet te rikthehet ne Kremlin ne vitin 2012 dhe mund te konkurroje perseri ne 2018 gje qe do te rezultonte ne 24 vjet gjithsej ne pushtet. Kjo do ta bente Putinin udheheqesin me qendrimin me te gjate ne pushtet qe nga Stalini.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›