SHBA ben thirrje per bashkepunimin e NATO-s ne kohe masash shtrenguese ekonomike

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta ka paralajmeruar vendet e NATO-s se Shtetet e Bashkuara mund te mos jene ne gjendje te mbeshtesin operacione te tilla si ato ne Libi dhe Afganistan nderkohe qe po perpiqen te zgjidhin problemet e tyre buxhetore. Korrespondenti i Zerit te Amerikes ne Pentagaon Luis Ramirez na informon nga Brukseli ku zoti Paneta po merr pjese nje takim te ministrave te mbrojtjes te aleances.
Sekretari Paneta mberriti ne Bruksel per te marre pjese ne konferencen e pare ministrote te NATO-s qe kur mori postin e sekretarit te Mbrojtjes. Ai transmetoi nje mesazh te kujdeseshem por te qarte se Shtetet e Bashkuara nuk mund te kompensojne per mungesat e krijuara nga aleatet e NATO-s ne permbushjen e misioneve te tilla si ato ne Libi dhe Afganistan.
Zoti Paneta tha se se te dy operacionet treguan se ka boshlleqe qe Shtetet e Bashkuara duhet ti plotesonin vecanerisht ne fushen e zbulimit dhe te interceptimit di dhe te furnizimit me karburant ne fluturim. Ai tha se keto boshlleqe jane vene re ne nje kohe kur vendet e NATO-s po bejne shkurtime ne buxhetet e tyre te mbrojtjes dhe se Shtetet e Bashkuara qe po bejne shkurtime me nje shume prej 450 miliarde dollaresh mund te mos jene me ne gjendje te ndihmojne per kompensimin e mungesave te krijuara nga aleatet.
Ngrihen pyetje te ligjeshme nese prirjet e tanishme vazhdojne NATO-ja do te jete ne gjendje te kryeje operacione te tilla si ato ne Libi dhe Afganistan pa Shtetet e Bashkuara qe te mbajne nje peshe edhe me te madhe te ketyre operaconeve. Do te ishte me nje rezultat tragjik nese aleanca nuk do te jete ne gjendje te kryeje me sukses keto operacione.
Aleanca varet krejtesisht tek Shtetet e Bashkuara per sulme me avione pa pilot dhe operacione te tjera te kushtueshme.
Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmusen tha se eshte me rendesi jetesore per aleatet te permiresojne aftesite e tyre per te perballuar sfidat e tyre te se ardhmes me nje buxhet me te vogel.
Ai tha se ne nje kohe masash shtrenguese ekonomike aleateve do tu duhet te gjejne menyra per te bere me shume brenda buxheteve te tyre te mbrojtjes duke bashkuar burimet dhe duke ndare koston e projekteve.
Ne nje zhvillim tjeter Shtetet e Bashkuara dhe Spanja njoftuan se kane arritur nje marreveshje per vendosjen e luftanijve te pajisura me interceptore raketash ne nje baze te marines spanjolle ne brigjet jugperendimore te vendit ne Oqeanin Atlantik. Kjo mase eshte pjese e nje sistemi kunder raketave qe NATO-ja po e dislokon per te mbrojtur Evropen nga nje kercenim i mundshem berthamor nga Irani.
Kryeministri spanjoll Hose Luis Rodrigez Zapatero iu bashkua sekretarit Paneta dhe shefit te NATO-s duke njoftuar per marreveshjen ne seline e NATO-s dje vone.
Udheheqesi spanjoll tha se do te pranoje komponentet e sistemit per shkak te pozites gjografike strategjike te vendit te tij si hyrje ne Detin Mesdhe.
Qeveria spanjolle tha se kater anije amerikane do te vendosen ne baze detare Rota te Spanjes deri ne vitin 2013 dhe si rezultat do te hapen nje mije vende pune.
Sekretari Paneta tha se njoftimi duhet te sherbeje si nje sinjal shume i forte se Shtetet e Bashkuara jane ende duke investuar ne aleancen e NATO-s.