Kryeparlamentari Krasniqi vizitë zyrtare në Egjipt

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nga nesër nis një vizitë zyrtare në Republikën Arabe të Egjiptit.
Krasniqi do të shoqërohet nga nënkryetarët e Kuvendit Sabri Hamiti dhe Enis Kervan.
Delegacioni i Kosovës do të takojë krerë të lartë institucionalë dhe politikë të Egjiptit, si: Ahmed Fahmi, kryetar i Këshillit Shura (Dhoma e Lartë – Këshilli Konsultativ), Muhamed Mahsub, ministër i Punëve të Këshillave Parlamentarë të Egjiptit, si dhe kryetarë të komisioneve dhe të partive të ndryshme.