Kryeparlamentarja Topalli, zgjidhet mes 155 homologësh, zëvendës Presidente e IPU

Gjenevë, 7 korrik, NOA Ndër 155 kryetarë parlamentesh në mbarë botën, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli është zgjedhur zëvendës Presidente e Unionit Ndërparlamentar Botëror (IPU), një ndër organizmat më të rëndësishëm të politikës botërore, që ka në fokus dialogun ndërparlamenar dhe bashkërendimin e axhendave në përballimin e sfidave me interes global, si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Në cilësinë e zëvendës Presidentes, zonja Topalli është e ftuar nga Presidenti i IPU-së, Dr. Theo-Ben Gurirab, në Konferencën e tretë botërore të Kryetarëve të Parlamenteve, një samit global mbi rolin thelbësor të institucioneve legjislative në politikën botërore dhe marrëdhënien e tyre me Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Ky takim i nivelit të lartë do të mbahet në qendrën e IPU-së, në zyrat e Kombeve të Bashkuara, i njohur si Pallati i Kombeve, në Gjenevë, më 19-21 korrik.
Tema qendrore e këtij evenimenti është Parlamentet në një kohë krize botërore; sigurimi i një demokracie globale për të mirën e përbashkët.
Sikundër bën të ditur zyra e shtypit pranë kryesisë së kuvendit, Kryeparlamentarja Topalli do të mbajë në këtë konferencë një fjalim mbi Forcimin e besueshmërisë politike mes parlamentit dhe qytetarëve.
Më parë, Kryetarja e Kuvendit do të marrë pjesë edhe në Konferencën e gjashtë vjetore të grave kryeparlamentare, që do të mbahet në Bernë të Zvicrës, më 16-17 korrik.
Lajtmotiv i këtij takimi të grave kryeparlamentare do të jenë jo vetëm sfidat për arritjen e barazisë gjinore, por në veçanti edhe arritja e Objektivave të Mijëvjeçarit për kujdesin ndaj foshnjave dhe nënave.
Konferenca pritet të kontribuojë edhe në përgatitjet e takimit mbi rishikimin e Objektivave të Mijëvjeçarit, që do të mbahet në shtator në Selinë e Kombeve të Bashkuara në Neë York.
mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")