E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr në PE për Shqipërinë, akuzohet Doris Pack: Mbron Berishën

Bruksel, 7 Korrik, NOA Deklarata të ashpra për moszgjidhjen ende të krizës politike në vend, si edhe qëndrime pozitive lidhur me ecurinë e përmbushjes së kushteve për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Me të tilla nota është përshkuar mbledhja e sotme e Parlamentit Evropian, ku në prani të komisioneres së Jashtme, Catherine Ashton, eurodeputetët kanë marrë në shqyrtim situatën aktuale në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Madje debati mes socialistëve dhe demokratëve në PE ka arritur deri aty sa të parët kanë akuzuar këta të fundit se po mbrojnë kryeministrin Berisha me qëndrimin e tij që sipas tyre, injoron kërkesat e opozitës.

Ju inkurajoni Berishën dhe mazhorancën që të kundërshtojë marrëveshjen me opozitën, ka qenë një akuzë direkte që i ka mbërritur deputetes evropiane, Doris Pack, në këtë mbledhje, vetëm sepse ajo u shpreh se bojkotimi i institucioneve është diçka jo strategjike dhe prandaj Parlamenti Evropian e ka kundërshtuar atë.

Nga ana tjetër, ajo ka qenë e ashpër me masat e ndërmarra nga opozita në Shqipëri, duke thënë se populli do paqe dhe prosperitet.

Nga ana e tij, eurodeputeti Hannes Svoboda ka theksuar në fjalën e tij se ai për Shqipërinë dhe për Kosovën, janë raporte shumë të mira dhe nuk e kuptoj pse Parlamenti Evropian nuk i merr parasysh ato.

Ndërsa komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, ka deklaruar në fund të mbledhjes të Parlamentit Evropian, se në vend që politika shqiptare të shohë, pas, ajo duhet të shohë para dhe të mendojë për zgjedhjet e tjera, që të mos përballemi me të njëjtën situatë.

Edhe gjakmarrja është një dukuri që Komisioni Evropian po e sheh me kujdes dhe jemi shumë të shqetësuar për ndikimin e tij, tha më tej ai.

Ndërkaq, ditën e nesërme, Parlamenti Evropian pritet të miratojë projekt/rezolutën për Shqipërinë, për ta cilën ka asistuar europarlamentari Nikolaos Chountis, nga e Majta e Bashkuar Evropiane.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›