E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeparlamentarja serbe, vizitë në Shkup

Kryetarja e Parlamentit serb, Slavisha Djukic Dejanovic viziton sot Shkupin, me ftesë të homologut të saj Trajko Veljanovski.

Gjatë vizitës së saj, Dejanovic do të takohet edhe me krerët e grupeve parlamentare maqedonase, me të cilët do të diskutojë për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Vizita vjen një ditë para seancës parlamentare ku do të zhvillohet interpelanca me kryetarin e Kuvendit maqedonas, Veljanovski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›