E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentrja Topalli uron shqiptarët: Mbyllëm një vit jubilar

TIRANE - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u ka uruar vitin 2013 të gjithë shqiptarëve. Urimi i saj është përcjellë përmes rrjetit social Facebook.

“Viti që po mbyllim ishte vit Jubilar, 100-vjetori i Pavarësisë. Shqiptarët e kthyen 28 Nëntorin në një lëvizje kombëtare, me pjesëmarrjen, emocionet, bukurinë dhe krenarinë e të qenit shqiptar. Së bashku kremtuam dhe përkujtuam ngjarjet më historike, qytetet më simbolike. Së bashku nderuam baballarët e kombit tonë”, -shkruan në Facebook kryetarja e Kuvendit duke shprehur mirënjohje për ata që themeluan shtetin shqiptar.

Topalli mbyll mesazhin e saj në Facebook duke uruar të gjithë shqiptarët për një vit të ri edhe më të mirë e më të mbarë për të gjithë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›