Kryepeshkopi Janullatos uron Pashket

“Ta gezojme lirine ne cdo lloj frike, duke thelluar dashurine per Krishtin. Le t’ua bejme te ditur edhe motrave dhe vellezerve tane se Krishti me te vertete u ngjall”, uroi kryepeshkopi Janullatos.
Pashket Ortodokse kane nisur me procesionin e se premtes se zeze, ku te gjithe besimtaret ortodokse kane ndjekur ne menyre simbolike ritualin e varrimit te Krishtit, i cili ngjallet pas tre ditesh dhe besimtaret bashkohen serish per te festuar.
Mijera besimtare ortodokse, por edhe banore te qytetit te Korces, kane qene pjese e ketij rituali, i cili eshte zhvilluar ne sheshin para katedrales, ku dhe eshte bere edhe takimi i epitafeve te te gjitha kishave. Kalvari i gjate i besimtareve qe kane ndjekur nga afer kete ceremoni ka arritur ne disa kilometra.
Procesioni i te premtes se zeze eshte shoqeruar edhe nga banda frymore e ketij qyteti dhe eshte drejtuar nga kleri ortodoks pergjate bulevardeve kryesore te qytetit te Korces.
Hiresia e tij Imzot Joani ka dhene bekime per besimtaret qe kane ndjekur kete ceremoni.