"Modem" në pranga 16 persona, klononin kartat e TV
Policia ka vënë në 16 persona nën akuzën e mashtrimit kompjuterik. Të arrestuarit, u shisnin qytetarëve karta të klonuara të televizioneve dixhitale kombëtare dhe ndërkombëtare. Arrestimet jane kryer në Shkodër, Fier, Vlorë, Berat dhe Korçë.
TIRANE- Arrestohen 16 persona nën akuzën e mashtrimit kompjuterik. Arrestimet jane kryer në disa qytete të vendit si Shkodër, Fier, Vlorë, Berat dhe Korçë në sajë të operacionit të koduar "Modem".
Të arrestuarit, u shisnin qytetarëve karta të klonuara të televizioneve dixhitale kombëtare dhe ndërkombëtare.
Operacioni i nisur në nëntor të vitit të kaluar zë fill pas denoncimit për tregtimin te aparateve dixhitale të riprogramuara dhe të klonuara.
Zëdhënësi i policisë së shtetit pohoi se të arrestuarit në bashkëpunim me njeri-tjetrit kanë klonuar dhe me pas u kane shitur qytetarëve karta televizive të platformave që transmetojnë programe me pagesë, artistike dhe sportive.
Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve policia gjeti dhe sekuestroi kompjutera të markave të ndryshme, aparate dixhitale si dhe 500 copë karta plastike me cip për dekodifikim të kartave. (e.n/BalkanWeb)