Kryeprokurori Llalla, takim me prokurorin e Antimafias italiane
Kreyeprokurori Adriatik Llalla, ishte në një takim me prokurorin e Antimafias Franco Roberti, në Romë. Gjatë takimit u shqyrtuan rastet hetimore që kërkojnë ndërhyrjen e shpejtë të autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane në kufijtë respektivë.
U vendos nga të dyja prokuroritë homologe, ngritja e Skuadrave të Perbashkëta Hetimore, të cilat , nga eksperiencat e mëparshme, kanë rezultuar efektive edhe në vendet e BE.
Vizita kryeprokurorit Llalla në Romë, synon kordinimin e punës bashkëpunuese mes Prokurorisë për Krime të Rënda Kombëtare si dhe prokurorive rajonale të Antimafias italiane.
Teknika e “Shkëmbimit spontan të informacionit” po aplikohet mes dy vendeve për të arritur një bashkëpunim sa më të sukseshëm e frutdhënës sa I takon shkëmbimit të informacionit në kohë reale dhe kordinimit të punës.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
