E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeprokurori britanik Sundimi i ligjit perparesi

Kryeprokurori britanik Keir Starmer deklaron se drejtësia dhe sundimi i ligjit duhet të jetë përparësi për Shqipërinë, si baza të kritereve për integrimin në Bashkimin Evropian.

Kreu i organit britanik të akuzës u shpreh, se integriteti dhe pavarësia e institucioneve të drejtësisë është domosdoshmëri, duke theksuar se institucioni i Prokurorisë duhet të lihet e lirë të bëjë
drejtësi.

"Puna e Prokurorisë të jetë transparente që të fitojë besimin e publikut. Media ka rol të rëndësishëm në pasqyrimin e punës së Prokurorisë", theksoi Starmet në konferencën për media, dhënë pak minuta më parë.

Sipas Starmer në Shqipëri vihet re Hetimet e 21 janarit21 janari, Rama: Pro heqjes së imunitetit të 3 deputetëve "21 janari, kompetente prokuroria" Prokuroria kërkon burg për Prendin mungesë e ndëshkimit të korrupsionit, ndërkohë ai e konsideroi të papërshtatshme të flasë çështje të veçanta, si ajo e 21 janarit, pas një pyetje bërë nga gazetarët.

Deklaratat u bënë ne prani te ambasadorit te BE-se, Ettore Sequi dhe ambasadores se Britanise ne Tirane, ne permbyllje te vizites se tij dyditore ne vendin tone.

Hetimet e 21 janarit
21 janari, Rama: Pro heqjes së imunitetit të 3 deputetëve
"21 janari, kompetente prokuroria"
Prokuroria kërkon burg për Prendin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›