Kryeprokurorja Organi i akuzes do te garantoje procesin zgjedhor

Ne kuader te masave organizative qe duhet te merren nga Prokuroria dhe detyrat qe i dalin asaj per perballimin me sukses te procesit zgjedhor Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama zhvilloi nje takim me drejtuesit e Prokurorive te rretheve si dhe prokurorive te Apelit. Ne fjalen e saj kryeprokurorja ka theksuar se eshte detyre e organit te akuzes qe te ushtroje kompetencat e tij ne funksion te garantimit te nje procesi zgjedhor te lire transparent dhe demokratik.
Prokuroria Shqiptare si nje institucion i pavarur duhet te kryeje me paanesi detyren e saj kushtetuese ne te gjitha rastet e shkeljes se ligjit ne nivelin e nje vepre penale te kryera qofte nga zgjedhesitapo nga anetare te organeve qe jane te ngarkuara nga ligji me kryerjen e procesit zgjedhor duhet te garantoje se do te beje proces hetimor profesional te paanshem dhe larg cdo ndikimi politik eshte shprehur Ina Rama.
Kryeprokurorja ka nenvizuar se ne kushtet kur gjate zhvillimit te kesaj fushate elektorale vihet re nje shtim i fenomenit shqetesues te incidenteve qe lidhen me zgjedhjet eshte e domosdoshme jo vetem per ndjeshmerine e opinionit publik por dhe per imazhin e Shqiperise ne arenen nderkombetare qe Prokuroria ti pergjigjet kesaj situate me shtimin e gatishmerise dhe marrjen e masave tekniko- organizative.