Wollfarth Dita e zgjedhjeve do jete dita me e qete qe ka pasur Shqiperia
Dita e 8 Majit, kur do të zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor në vend, do të jetë një ditë shumë e qetë. Ky është parashikimi që ka bërë, Ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Wollfarth, në një prononcim për median, pas takimit që zhvilloi sot me Ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani. “Dita e zgjedhjeve do të jetë dita më e qetë që ka pasur Shqipëria”.
Ambasadori Wollfarth theksoi se është e rëndësishme që secila palë të respektojë ligjin.
“OSBE është e pranishme në Shqipëri duke vëzhguar dhe duke parë sesi është përgatitur ky proces dhe është e rëndësime që gara të mbyllet në mënyrë paqësore, si një ditë festive, për të festuar demokracinë në vend”, tha ai. Ambasadori i OSBE-së është ndalur edhe në rolin e policisë duke theksuar se ajo është sjellë në mënyrë profesionale.
Nga ana tjetër, ambasadori i OSBE është u ka bërë apel qytetarëve që të bëjnë sjellje paqësore. “Qytetarët të kontribuojnë për 8 majin. Është rëndësinë që qytetarët të mos e braktisin sjelljen paqësore”, tha Wollfarth.