E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesfida e javes se 4-et

SuperligaJava e 4 e superliges rezervon perballjen mes dy skuadrave qe kane arritur formen optimale ne ndeshjet e fundit por edhe qe kane dhuruar gjithmone ne histori emocione dhe spektakel Tirana-Flamurtari. Te dy skuadrat kane arritur dy fitore radhazi ne kampionat jane ne te njejten kuote pikesh 6 ne renditjen e superliges dhe per me teper vine nga fitoret e jashtezakonshme ne kupe Tirana 7-1 ndaj Himares dhe Flamurtari 11-0 me Bilishtin. Ne prag te kesaj sfide ekipi yne moralisht paraqitet mire. Jane disa takime qe po marrim rezultate pozitive. Nuk do ta vecoja kete sfide si me te rendesishme. Per mua te gjitha takimet jane te veshtira dhe te rendesishme. Si gjithmone ka probleme por mendoj se deri diten e diele ato do te jene zgjidhur eshte shprehur trajneri Sanchez. I pyetur per afrimin me te ri ne skuader Klodian Duron nje arme plus per Tiranen ne kete sfide tekniku spanjoll e ka shprehur kenaqesine e tij duke bere nje loje fjalesh me mbiemrin e futbollistit qe ne spanjisht do te thote i forte. Takimi mes Tranes dhe Flamurtarit do te luhet diten e diele nderkohe qe sektori i garave te pakten prane FSHF-se sipas shkreses zyrtare akoma nuk ka percaktuar orarin se kur do te zhvillohet kjo ndeshje.

Shiko kroniken video

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›