Lorik Cana asist ne golin e Lazios
Lorik CanaLazio nuk e ka nisur mbare aventuren ne Evrope. Skuadra e Lorik Canes ka humbur ne transferte me Sporting Lisbonen 2-1 pavaresisht se kosovari luajti qe nga fillimi madje duke dhene edhe asist per Miroslav Klosen qe shenoi golin e vetem.
Te paret kaluan ne avantazh vendasit permes Wolfswinkel ne minuten e 21-te ndersa Lazio e barazoi rezultatin 20 minuta me vone kur Klose shenoi golin e barazimit pas asistit te Lorik Canes. Hernanes krosoi por para portierit u gjeten Cana dhe Klose ku pas nje prekje te kosovarit gjermani shenoi. Megjithate Sporting vetem pese minuta me vone kaloi ne avantazh permes Insua qe shenoi edhe rezultatin perfundimtar.