E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryesia: PS-ja nuk do të hyjë në zgjedhjet e 15 nëntorit

Forumi më i lartë i socialistëve vendosi pasditen e sotme që të mos hyjë në zgjedhjet e 15 nëntorit. Mbledhja e kryesisë së PS-së e cila u zhvillua pasditen e sotme vendosi që kjo forcë politike të mos hyjë në zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit.
Vetë kryetari i PS-së Edi Rama ka deklaruar se do t'iu propozonte forumeve të partisë që të bojkotohen zgjedhjet e pjeshshme që do të zhvillohen në 5 njësi vendore në datën 15 nëntor gjë që u miratua edhe nga kryesia e PS-së. Kështu që vendimit për të bojkotuar parlamentin, për të organizuar protesta në qytetet e vendit i është shtuar edhe bojkoti ndaj zgjedhjeve të 15 nëntorit.
Ashtu si dhe për zgjedhjet e tjera politike të kryetarit Rama, kryesia e PS-së u nda në 2 kampe. Nga njëra anë Edi Rama dhe mbështetësit e tij dhe nga ana tjetër janë rrjeshtuar Ben Blushi, Arben Malaj, Kastriot Islami e Andis Harasani të cilët kanë kërkuar që PS-ja të marrë pjesë në këtë raund zgjedhor.
Ndërkaq pas mbledhjes së kryesisë pritet që të mblidhet këtë javë edhe asambleja e socialistëve e cila do të marrë vendimin përfundimtar për zgjedhjet e 15 nëntorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›