Kryesia e Shkëndijës me projekt të ri- Shkëndija B

Kryesia e Shkëndija'79", në plan programin e tyre ka paraparë që të formoj edhe skuadrën "B" faktikisht të emëruar Shkëndija "B" e cila do të jetë filial e futbollistëve të rinj të cilët do të jenë kandidat potencial për skuadrën e parë.
Sekretari i përgjithshëm i K.F"Shkëndija'79", Hasan Tahiri deklaroi për Albania-Sport, se futbollistët që nuk do të jenë në 18 e parë do të jenë në skuadrën e dytë."Këto futbollistë do të jenë në përcjellje të kryesisë së klubit dhe që të jenë kandidat potencial për në skuadrën e parë. Të njëjtën gjë e bënë edhe skuadra e Vardarit e cila ka klubin e Lokomotivës , skuadra e Pobedës si filial ka skuadrën 11 Tetori. Shkëndija del me një risi konkrete dhe nuk punon msheftas pasi që emrin klubi do ta ketë Shkëndija "B" tha Tahiri.
Ndërkohë sipas sekretarit të përgjithshëm Hasan Tahiri skuadrës sot i është bashkangjitur qendërmbrojtësi Sashko Dimov. Ndërsa te marten do të jetë në skuadër edhe portierë Goran Simov.
Shkëndija filloi me përgatitjet
Skuadra e Shkëndijës dje zyrtarisht ka filluar me seancat stërvitore në stadiumin e ri të qytetit para një numri të madhe të simpatizantëve të klubit të cilët që nga fillimi i takimit kanë duartrokitur futbollistët,stafin teknik dhe kryesisë së klubit për angazhimin që është bërë që Shkëndija të vendoset në binar të shëndosh.
Prezent në takimin e par ishin kryetrajneri Qatip Osmani me ndihmësin e tij Jeton Nesimin, kryetari i klubit së bashku me kryesin dhe njëherit edhe njeriu i par i komunës Hazbi Lika përshëndeti futbollistët dhe i uroj suksese në sezonin e ri futbollistik.
Kryetari i K.F"Shkëndija ‘79", Samet Rasimi deklaroi për Albania-Sport se është shumë i kënaqur që skuadra ka filluar të stërvitet."Do të mundohemi që të sjellim përforcime në skuadër edhe në ditët në vazhdim dhe të përforcojmë cdo repart që do ti nevoitet kryetrajnerit të skuadrës. Po ashtu jam i kënaqur që një numër i madh i tifozëve kanë përkrahur skuadrën tonë që në ditën e parë.,"tha Rasimi.
Ndërkohë në ditën e parë të stërvitjes për skuadrën e Shkëndijës u paraqitën portieri Armend Jusufi nga Vëllazërimi i Kërcovës dhe dy futbollistët senegalez Yossoë Soë dhe Birane Fall ( ne foto ). Ndërkohë sot do të arij edhe futbollisti Kamerunas i cili ka pasaportë franceze.
Skuadra e Shkëndijës që nga dita e sotme ka vazhduar stërvitjet në stadiumin e fshatit Recic ndërsa stërvitjen e parë e zhvilloi në stadiumin e ri të qytetit.